Drita ka shkruar historinë në Shkup! Gjilanasit janë bërë skuadra e parë kosovare që siguron kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në “Filipi 2”, duke mundur me lojë e me rezultat ekipin maqedonas, Sileks.
Ekipi i Ardian Nuhiut fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.
E suksesit të Dritës i janë gëzuar natyrisht tifozët e saj të flaktë Intelektualët.
Tifo grupi gjilanas mbrëmë kanë festuar deri në orët e vona, teksa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes janë ndezur fishekzjarrë të shumtë në qendër të qytetit.
Tifozët kanë festuar dhe kënduar pa ndalë, teksa dhjetëra nga ta kishin dalë në kufi me Maqedoninë e Veriut për ta pritur skuadrën dhe për ta festuar këtë triumf me lojtarët./Telegrafi/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...