Tri skuadrat shqiptare, Feronikeli, Shkëndija dhe Partizani janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Kampionët e Kosovës, janë befasuar nga TNS e Uellsit, duke u mundur 0-1 në ‘Fadil Vokrri’.
Humbje befasuese ka pësuar edhe Shkëndija, që u mund nga Kalje e Estonisë në Shkup, me rezultat 1:2.
Ndërsa sonte (e mërkurë), Partizani i Tiranës, humbi 2:0 nga Qarabag në udhëtim.
Të tri këto skuadra, me eliminimin nga Liga e Kampionëve, garën do ta vazhdojnë në Ligën e Evropës.
Në Ligën e Evropës, Shkëndija do të takohet me F91 Dudelange e Luksemburgut, Feronikeli do të takohet me fituesin e takimit Sutjeska – Slovan Bratislava.
Ndërsa, Partizani takohet me Sheriffin e Moldavisë.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë