Federata e Futbollit të Spanjës është dorëzuar para Kosovës pasi nga faqja zyrtare e saj e ka fshirë postimin në të cilin me rastin e paralajmërimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës U21 dhe Spanjës U21, e vlefshme për kualifikimit në Euro 2027 për këto grumposha kishte shkruar se Spanja do të ballafaqohet me ‘Territori e Kosovës’, e jo Kosovës.
Një ditë më vonë, në faqen zyrtare të kësaj federata ky shkrim nuk ekziston fare pasi tashmë është fshirë, ndërsa në postimet e reja pas ndeshjes Kosovë-Spanjë, janë përdorur vetëm flamujt e të dy këtyre shteteve.
Kujtojmë se ndeshja e luajtur dje në “Fadil Vokrri”, midis këtyre dy kombëtareve u mbyll me rezultat 3-1 për “La Rojan”.
Postimi i Federatës së Futbollit të Spanjës, nxiti reagime të shumta në rrjet.
Edhe FFK-ja përmes një letre të dërguar në UEFA u ankua rreth kësaj çështje. Kjo nuk është hera e parë që Spanja e bën një gjë të tillë.
Mbetet të shihet nëse shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të marrë masa./Arbresh.info
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...