Një gabim administrativ është korrigjuar menjëherë nga Federata e Futbollit të Spanjës pas publikimit të një dokumenti që Fuenlabrada është kualifikuar në raundin e ardhshëm të kompeticionit.
Federata e Futbollit të Spanjës (FFS) për një kohë “eliminoi” Real Madridin nga Kupa e Mbretit 2017/18, por madrilenët mund të pushojnë të qetë sepse federata me shpejtësi ka reaguar duke korrigjuar gabimin, transmeton portali arbresh.info.

Uebfaqja e FFS-së është përditësuar këtë pasdite duke rregulluar gabimin e bërë te rezultati i ndeshjes Real Madrid vs. Fuenlabrda.
Edhe pse gabimi i shfaqur në uebfaqen e federatës është korrigjuar me shpejtësi, kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur./arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...