Deklarata e Novak Djokovic në “French Open” kundër Kosovës nuk ka thyer asnjë rregull sipas Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.
“Kosova është zemra e Serbisë”, ishte mesazhi i tenistit serb, pas fitores në raundin e parë.
Ky koment është cilësuar si i rregullt nga ITF, sepse rregullorja e Grand Slam nuk ndalon deklaratat politike.
Tenisti, i cili renditet i treti në botë shkroi në kamerë mesazhin kundër Kosovës, në po të njëjtën ditë që u plagosën 30 ushtarë të NATO-s, nga protestuesit serbë.
“Sjellja e lojtarëve në një ngjarje Grand Slam vendoset nga rregullorja e administruar nga organizatori dhe rregullatori përkatës. Nuk ka asnjë dispozitë në këtë që ndalon deklaratat politike,” tha një zëdhënës i ITF.
Djokovic e mbrojti veprimin e tij gjatë një interviste të dhënë për media serbe, duke thënë se Kosova është “djepi, kalaja” e Serbisë.
Federata e Tenisit e Kosovës të martën akuzoi 36-vjeçarin për përkeqësimin e një situate tashmë të tensionuar, derisa Komiteti Olimpik i Kosovës kërkoi të hapet procedurë disiplinore për promovimin e propagandës së serbisë./Arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...