Kampioni në fuqi i IPKO Superligës së Kosovës, Drita ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër.
Bëhet fjalë për fantazistin shkodran Erjon Vucaj, i cili së fundi ka qenë pjesë e Vllaznisë, por edhe e Luftëtarit në dy ndeshjet e Europa Leagues.
Për shkodranin kishte shumë oferta edhe nag Superiorja, por në fund kanë qenë gjilanasit që kanë arritur të përfitojnë dhe ta marrin në skuadër.
Vucaj është një futbollist me mjaft eksperiencë pasi ka luajtur në Superligën shqiptare me skuadra si Laçi, Tirana, Flamurtari, etj.
Nga ana tjetër, Drita do të synojë të mbrojë titullin kampion dhe vijon ende punën për të përforcuar organikën në dispozicion të trajnerit Bekim Isufi./tch
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...