Fanella e Eden Hazardit është parë në dyqanin zyrtar të Real Madridit para transferimit të yllit të Chelseas në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi i Chelseas është përfolur shumë për transferim në Real që nga vera e vitit 2018 dhe tani është në prag për të finalizuar kalimin në kryeqytetin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
“Blutë” ngurruan të bëjnë marrëveshje, por raportohet se oferta prej 100 milionë euro nga Real Madridi është pranuar nga skuadra londineze ndërkohë që shifrat mund të arrijnë deri në 130 milionë për shkak të bonuseve.
Pas në fanellën e tij te ‘Los Blancos’ është numri shtatë, i cili në të kaluarën është bartur nga Cristiano Ronaldo.
Prezantimi i tij pritet të bëhet brenda në vikend ose javën tjetër./arbresh.info/

Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...