Fabinho ka befasuar me komentet e tij lidhur me Kylian Mbappe.
Mbappe tash e disa kohë po lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Liverpool.
Lidhur me këto zëra është pyetur edhe Fabinho, i cili dikur luante me Mbappe te skuadra e Monaco, por komentet e brazilianit kanë qenë befasuese.
“Në këto momente, ardhja e Mbappe do të hapte telashe për Liverpool, pasi treshja jonë sulmuese është shumë e mirë” ka thënë Fabinho, transmeton lajmi.net.
“Por, unë i di kualitetet e Mbappe, ai është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë, kështu që ai do të përmirësonte skuadrën, padyshim.”
“Tani ai luan me PSG, dhe duhet ta respektojmë këtë” ka shtuar ndër të tjerash braziliani.
Një ndër skuadrat favorite për nënshkrimin e Mbappe është edhe Real Madrid. Francezi me shumë gjasë do të ndajë rrugët me PSG në fund të këtij sezoni.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...