Everton është duke rivalizuar West Ham-in në garë për Phil Jones dhe Jesse Lingard nga Manchester United.
Dyshja ka dështuar të hyjnë në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer, andaj mund të largohen në verë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Independent, Everton ka interesim të madh për të dy lojtarët dhe do provojë t’i transferojë gjatë verës.

Jones ka bërë vetëm dy paraqitje në formacionin startues duke qenë zgjedhja e katër pas Harry Maguire, Victor Lindelof dhe Eric Bailly.
Kurse, Lingard e ka pasur të vështirë të luaj që nga arritja e Bruno Fernandes.
Thuhet se gjiganti anglez kërkon se paku 40 milionë euro për të dy lojtarët./arbresh.info.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...