Lëndimi i Marc ter Stegen është një pengesë e madhe për Barcelonën, me klubin spanjoll që ka filluar të kërkojë një portier të ri.
Portieri gjerman pëson një dëmtim në gjurin e tij të djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushës për tetë muaj, duke e lënë Inaki Penan si portierin e vetëm të ekipit të parë në skuadër.
Barça mund t’i drejtohet tregut të transferimeve duke kërkuar portier që nuk kanë ekip për të mbuluar humbjen e Ter Stegenit, por nuk ka shumë kandidatë që mund të përforcojnë objektivin e Barçës.
Në mesin e emrave që gazeta Mundo Deportivo i ka vënë në listë është edhe Etrit Berisha.
“Një karrierë e gjatë në Serie A dhe e padiskutueshme prej vitesh në Kombëtaren e Shqiptarisë. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli”, shkruan MD.
Në listë janë edhe emra të tjerë si: Keylor Navas, Jordi Masip, Edgar Badia, Jiri Pavlenka, Loris Karius, Tomas Vaclik, Tomas Koubek, Alexandre Letellier dhe Kostas Lamprou.
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë