Samuel Eto’o beson se sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, mund të përsëris suksesin e yllit të Barcelonës, Lionel Messit, gjatë karrierës së tij.
Eto’o, i cili luan aktualisht te klubi turk Konyaspor, ka luajtur së bashku me Lionel Messin në Barcelonë nga viti 2004 deri në vitin 2009, transmeton portali arbresh.info. 37-vjeçari pretendon se ajo që ka parë deri tani nga Mbappe, i cili është huazuar në PSG nga Monaco, e ka lënë atë në dyshime rreth asaj se çfarë mund të arrijë 19-vjeçari.
“Ai është Messi i ardhshëm nëse e ruan statusin e tij, nëse ai e kupton se çfarë është duke ndodhur përreth emrit të tij”, ka thënë Eto’o për ‘France Football’.
“Jam shumë gjëra që duhet llogaritur për të krijuar një karrierë të mrekullueshme, e cila nuk ka të bëjë aspak me cilësitë e një lojtari, veçanërisht për dikë të jashtëzakonshëm. Shpresoj që do të kem shansin për të folur me të një ditë”
19-vjeçari ka shënuar 17 gola brenda 40 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet duke i ndihmuar PSG-së të siguroj titullin në Liga 1./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...