Kylian Mbappe ishte në flakë në përballjen e Real Madridit kundër Manchester City në ndeshjen e dytë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi arriti të fitojë me rezultat 3-1 ndaj Cityt në Santiago Bernabeu, duke kaluar tutje në fazën e 1/8-tës me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Tri golat për Los Blancos u shënuan nga ylli francez, Mbappe, i cili ishte i papërmbajtshëm.
Ai ka shënuar një dygolësh në pjesën e parë për të ndihmuar skuadrën e tij të shkojë në epërsie 2-0 me dy gola të shënuar shumë mirë.
Dy golat e parë e kanë ndihmuar gjithashtu Mbappen të arrijë shifrën e 500 kontributeve për gol në karrierën e tij profesionale për klubin dhe vendin.
Francezi me këto dy gola bëhet i përfshirë drejtpërdrejt në 500 gola (358 gola, 142 asistime) në karrierën e tij për klubin dhe kombëtare. Ai është vetëm 26 vjeç!
Mbappe më vonë shënoi edhe golin e tretë duke kompletuar het-trikun dhe tani ka shënuar 28 gola për Real Madrid këtë sezon dhe ka edhe pesë asistime./Telegrafi/
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...
Qeveria shpalos Pakon për Mbeturinat, Kurti: Janë ndarë 1 mi...
Kurti: Serbia s’ka dorëzuar Kadastrin e Kosovës, BE-ja finan...