Sulmuesi i Red Bull Salzburg, Erling Haaland i ka thënë trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer se dëshiron t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.
Haaland, vlera e të cilit është 20 milionë euro, javën e kaluar ishte i vizituar nga Borussia Dortmund dhe RB Leipzig, mirëpo takimi me Solskjaer në Austri ka bërë që të vendos transferimin në Premierë Ligë.
Sipas disa raportimeve, norvegjezi ka kërkuar të transferohet në “Old Trafford” për shkak të teknikut norvegjez që e ka trajnuar në klubin Molde, transmeton portali arbresh.info.

Forma e Haaland këtë sezon ka qenë shumë e mirë pasi ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat.
Agjenti i tij, Mino Raiola ka pasur disa oferta nga shumë gjigantë evropian duke përfshirë Juventus.
Mirëpo, sipas The Star, lojtari ka vendosur t’i bashkohet Manchester United./arbresh.info.
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...