Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri në La Liga, duke triumfuar minimalisht me rezultat 1-0 ndaj Osasunës.
“Los Blancos” e nisën vrullshëm takimin duke sulmuar që nga minuta e parë, mirëpo goli erdhi tek në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.
I pari që rrezikoi ishte Alvaro Carreras por goditja e tij shkoi shumë pranë. Osasuna ishte e bllokuar para portës dhe nuk lejonte shumë hapësira andaj Reali tentonte nga jashtë zonë.
Dean Huijsen ishte i radhës që e provoi golin, por goditje e tij u ndal nga portieri Herrera.
Edhe Militao gjuajti fort nga distanca por Herrera ishte sërish në vend.
Gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë Reali fitoi penallti pas një depërtimi të Kylian Mbappes. Francezi penalltinë e fituar vetë e gjuajti dhe e shënoi, ku i dha epërsinë skuadrës.
Reali vazhdoi sulmet dhe rrezikonte me Mbappen e Vinin por pa efikasitet.
Një rast të mirë në fund të ndeshjes e pati edhe argjentinasi i ri Franco Mastntuono por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Herrera.
Në minutën e pestë shtesë, Bretones i Osasunës u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër pa top ndaj Gonzalo Garcias.
Pas këtij rasti edhe u mbyll takimi, ku Reali arkëtoi tre pikët e para në ndeshjen debutuese të trajnerit Xabi Alonso në stolin e “Los Blancos” në elitën e futbollit spanjoll.
Takimin e radhës Real Madridi e luan ndaj Real Oviedos të dielën mbrëma, kurse Osasuna e pret në shtëpi Valencian./Arbresh.info
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
Debati për Groenlandën dhe tarifat amerikane, Rutte dhe Trum...