Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka reaguar pas barazimit me Greqinë në Granada në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.
Spanja nuk arriti të marrë pikë të plota në ndeshjen ndaj Greqisë, transmeton lajmi.net.
Ndeshja përfundoi baras me rezultatin 1-1, dhe pas ndeshjes, selektori spanjoll, Luis Enrique, nuk ishte i kënaqur me epilogun e takimit.
“Nuk rrezikuam aq shumë dhe prandaj na kushtoi në fund. Nuk kishim dëshirë për të ndryshuar diçka në fazën e sulmit”, tha ai.
“Unë nuk dua të flas për rastet e dyshimta, nuk jam këtu për atë punë, ato i komentoni ju”, shtoi ai.
Enrique u përgjigj edhe për zëvendësimin e Ramos, i cili u largua nga loja në pjesën e parë.
“Jo, Sergio Ramos është në gjendje perfekte, ne ishim dakorduar paraprakisht që ai të paraqitej vetëm një pjesë pasi është rikthyer nga lëndimi”, tha Enrique.
“Për kundër gjithash, sot pash një skuadër që ishte e përgatitur mirë fizikisht”, përfundoi Luis Enrique.
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...