Lyon ka shënuar një fitore të rëndësishme në luftën për një vend në Ligë të Kampioënve për edicionin e ri, ku triumfoi ndaj kampionit në fuqi të Francës, PSG me rezultat 1-2.
Vendimtar në këtë triumf ishte futbollisti i huazuar nga Real Madridi, Endrick, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi gol dhe asistim në këtë triumf. Fillimisht braziliani shënoi në minutën e gjashtë për 0-1.
Kurse në minutën e 18-të, ai asistoi për Morerian për 0-2.
Gjatë minutës së 33-të, Parisi fitoi penallti por nga 11 metra gaboi Goncalo Romas.
Në fundin e takimit, Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 1-2. Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Lyoni arkëtoi tre pikë të mëdha.
Me këtë trepikësh, Lyoni është i katërti me 54 pikë, kurse PSG mbetet lider me 63 sosh./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...