Endrick e ka zhvilluar të hënën stërvitjen e tij të parë si futbollist i Olympique Lyonnais, duke qëndruar larg vëmendjes në ambientet e klubit, raporton Le Progrès përmes Foot Mercato.
Sulmuesi 19-vjeçar brazilian, i huazuar nga Real Madridi deri në fund të sezonit, u stërvit me dyer të mbyllura bashkë me bashkëlojtarët e rinj.
Vetëm një grup i vogël tifozësh u mblodhën jashtë qendrës stërvitore, pavarësisht të ftohtit, për të parë nga afër ardhjen e talentit brazilian.
Endrick mbërriti me një SUV të zi me targa spanjolle dhe përshëndeti shkurtimisht një tifoz që mbante fanellën e Brazilit, para se të hynte brenda.
Ai u njoh me skuadrën dhe stafin teknik të Lyonit, ndërsa u largua në mënyrë diskrete më vonë gjatë pasdites me një veturë zyrtare të klubit.
Braziliani pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1/32 së finales së Kupës së Francës ndaj Lille, që zhvillohet më 11 janar./Arbresh.info
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...