Endrick, futbollisti i talentuar brazilian do të transferohet te Real Madrid në muajin korrik sapo të mbush 18 vjet.
Në një intervistë të fundit, sulmuesi theksoi se e pret me padurim aventurën me “Los Blancos”, por shtoi se në mendjen e tij mbetet gjithnjë Palmeiras, klubi që e promovoi.
“I jam shumë falënderues Palmeiras për mundësinë e dhënë, po ashtu edhe Zotit. Palmeiras besoi tek unë kur isha një hiç, është skuadra ime e preferuar. Titulli që fituam shkon për të gjithë punëtorët dhe tifozët e Palmeiras. E di se do të largohem, por mendja ime mbetet te Palmeiras”, u shpreh Endrick.
Së fundi, Endrick u grumbullua edhe me kombëtaren e Brazilit ku la gjurmë të mëdha.
Me kombëtaren “Selecao” shënoi dy gola në miqësore.
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga