Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i kënaqur që dhoma e tyre mjekësore po pastrohet.
Në ndeshjen e tyre të fituar në Carabao Cup ndaj Nottingham Forest, Emery mirëpriti Hector Bellerinin dhe Rob Holding në skuadrën e parë ndërkohë që Kieran Tierney debutoi, transmeton portali arbresh.info.
Të tre impresionuan të gjithë në fitoren ndaj Nottingham Forest dhe Unai Emery ka thurur lavde për treshen për ndikimin e tyre të madh në fushë.
“Jam lajme të mrekullueshme”, ka thënë kryetrajneri. “Ishte e mrekullueshme të shohësh reagimin e njerëzve ndaj Rob Holding, Kieran Tierney dhe Hector Bellerinit, i cili luajti në fund 15 minutat e tij të parë”
“Ishte një moment i mrekullueshëm. Ne mund të jemi një skuadër më e mirë kompetitive me ata. Për ne, të kesh çdo lojtarë në dispozicion është një moment perfekt”
“Tani, ne kemi dy lojtarë të lënduar – Lacazette dhe Smith Rowe dhe shpresojmë që brenda javëve të ardhshme mund të kthehen për të luajtur. Ne me të vërtetë jemi të lumtur me rikthimin e Hectorit, Robit dhe Kieranit”, shton trajneri spanjoll./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër