Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka deklaruar se skuadra e tij është e përqendruar vetëm te ndeshjet e radhës dhe jo te fundi i sezonit apo Champions League.
Ai ka folur para përballjes së kësaj jave ndaj Brighton.
Aston Villa ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier League, por vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelë, nëntë pikë pas liderit, Arsenal.
Emery ka theksuar se luhatjet janë pjesë e sezonit.
“Ne nuk po mendojmë për fundin e sezonit. Po mendojmë për të tashmen. Jemi në proces, po garojmë dhe përgjithësisht po bëjmë më shumë mirë sesa keq”, është shprehur Emery.
Sa i përket Jadon Sancho, i huazuar nga Manchester United, Emery ka thënë se ende nuk ka vendim për të ardhmen e tij.
“Ai është një lojtar fantastik. Nëse vazhdon të luajë mirë, ne do ta duam. Por nëse luan shumë mirë, edhe klubet e tjera do ta duan. Ky është futbolli”, ka thënë trajneri spanjoll./rtk
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...