Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e pranon se Mesut Ozili nuk e meritoi të jetë në linjën startuese mbrëmjen e kaluar.
Ozil, i cili është lojtari më i paguar në histori të klubit, ishte lënë sërish jashtë skuadrës në ndeshjen ndaj Standard Lieges ku Gabirel Martinelli shënoi dy herë në fitoren 4 me 0 ndaj tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Jam duke menduar çdo herë për të vendosur për lojtarët më të mirë në çdo ndeshje dhe lojtarët më të mirë të skuadrës për të luajtur dhe për të na ndihmuar neve”, ka shpjeguar Emery kur është pyetur për mungesën e Ozilit.
“Kur unë vendosa se ai nuk duhet të jetë në skuadër e bëra për shkak se mendoj që të tjerët e meritojnë më shumë”
“Ai duhet të vazhdojë të punojë më shumë. Nesër ne kemi stërvitje me lojtarët që nuk luajnë dhe të dielën ne kemi një tjetër ndeshje dhe do të vendosi njëjtë”
“Qëllimi jonë është për të fituar të dielën kundër Bournemouthit dhe ne duhet të vazhdojmë në mënyrën e njëjtë në çdo ndeshje”, përfundoi Emery./arbresh.info/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi