Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, pritet të largohet nga Augsburgu në fund të sezonit si lojtar i lirë, pas katër vitesh te klubi gjerman.
Sipas raportimeve nga Gjermania, 28-vjeçari është shumë pranë një rikthimi te Wolfsburgu – klubi ku u formua si futbollist. Bisedimet kanë avancuar ndjeshëm dhe Rexhbecaj thuhet se është i gatshëm t’i japë fjalën ish-ekipit të tij, pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera.
Wolfsburgu po kalon një periudhë të vështirë, duke u renditur në vendin e 17-të dhe duke rrezikuar rënien nga Bundesliga. Drejtori sportiv Pirmin Schwegler tashmë ka nisur planet për rindërtimin e skuadrës dhe e sheh Rexhbecajn si një nga shtyllat e këtij projekti të ri.
Mesfushori kosovar ka një lidhje të veçantë me klubin, pasi iu bashkua akademisë së Wolfsburgut që në moshën 12-vjeçare dhe kaloi nëpër të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Babai i tij, Rexh Rexhbecaj, vazhdon të punojë në klub.
Pas huazimeve te Kolni dhe Bochumi, ai u transferua te Augsburgu në vitin 2022, ndërsa së fundmi shënoi edhe në fitoren 3-2 ndaj vetë Wolfsburgut.
Interes për Rexhbecajn kanë shfaqur edhe Borussia Monchengladbach, Werder Bremen dhe Union Berlin, me këtë të fundit që konsiderohet rivali kryesor i Wolfsburgut në garën për transferimin e tij.
Megjithatë, gjithçka tregon se rikthimi në shtëpi është shumë afër, madje edhe nëse Wolfsburgu bie nga elita e futbollit gjerman./Telegrafi/
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...