Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik, në kuadër të masave mbështetëse të Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, aplikimi mund të bëhet përmes platformës online të Administratës Tatimore të Kosovës.
Murati ka bërë të ditur se secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të gjitha të dhënat e plotësuara të jenë të sakta, pasi aplikimet me gabime do të refuzohen.
Po ashtu, është theksuar se llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Afati për aplikim do të jetë deri më 5 qershor 2026.
Sipas kritereve të publikuara, të drejtë aplikimi kanë:
Punëtorët në sektorin privat;
Punëtorët në organizata joqeveritare (OJQ);
Punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit, përfshirë ndërmarrjet publike dhe RTK-në.
Tek aplikacioni kërkohet edhe numri unik i biznesit. Por si ta gjeni atë?
Kërkojeni tek kontrata e punës (faqja e parë shkruan emri i biznesit/ kompanisë dhe aty ceket numri i biznesit, apo numri unik)
Kërkojeni në ARBK emrin e biznesit ku punoni dhe aty shfaqet numri unik i tyre.
Ndërkaq, për të përfituar nga subvencionimi, aplikuesit duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1 mijë euro dhe të jenë të deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill, e cila është dorëzuar deri më 15 maj.
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...
“Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim”...