Pasi siguruan mbijetesën në Superligën e Kosovës, skuadra nga kryeqyteti Bora menjëherë ka filluar të mendojë për sezonin e ri.
Bora pritet të nënshkruaj me trajnerin e njohur Lyobumir Minchev, shkruan Arbresh.info.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info, Bora dhe Minchev kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunim në sezonin e ri 2025/26.
Trajneri bullgar ditëve në vijim pritet ta nënshkruajë kontratën dhe gjithçka të bëhet zyrtare edhe nga ana e klubit kryeqytetas.
Bora debutoi këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar dhe u rendit e shtata në tabelë.
Lyubomir Minchev është emër i njohur në basketbollin kosovar, pasi më parë ka qenë edhe trajner i Trepcës. Minchev i ka udhëhequr “xehetarët” nga sezoni 2021/22 deri në gjysmë të sezonit 22/23, ku ka fituar edhe Kupën e Kosovës, si dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Gjithashtu ka qenë edhe finalist në Superkupën e Kosovës dhe nënkampion me Trepcën në sezonin 2021/22 ku u mposht në finale nga Golden Eagle Ylli./Arbresh.info
Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe...
Merkel merr Urdhrin Evropian të Meritës nga Parlamenti Evrop...
A do t’i rikthehet politikës – flet nga Haga ish-presidenti ...
U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet E...
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë