Sekretari i klubit ‘Gjilani’, Granit Mustafa tha se UEFA ende s’ka vendosur nëse do zhvillohet ndeshja ndaj Tre Penne.
Gjilani para pak çasteve konfirmoi se një futbollist ka rezultuar pozitiv për koronavirus, mirëpo lojtari është izoluar se bashku me lojtarin tjetër që e kishte në dhomë.
Ka spekulime se ndeshja do anulohet, mirëpo Mustafa ekskluzivisht për arbresh.info. ka konfirmuar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, ndërsa shteti i San Marino-s nuk është duke lejuar zhvillimin e ndeshjes.
“UEFA ende se ka marrë vendimin final”.
“Ende s’ka asgjë zyrtare, vetëm thirrje nga instituti i San Marino-s që të mos zhvillohet ndeshja”, deklaroi Mustafa.
Mbetet të shihet vendimi përfundimtar i UEFA-s./arbresh.info.
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...