Ekipi olimpik i Kosovës ka mbërritur në Fshatin Olimpik në Yanging të Kinës, ku është vendosur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022.
Ekipi i përbërë nga dy skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri udhëtoi nga Prishtina drejt Pekinit përmes Stambollit në një fluturim maratonik.
Lojërat Olimpike Dimërore nisin më 4 shkurt.
“Pas një udhëtimi ‘maratonik Prishtinë – Stamboll – Pekin, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës. Ekipi i është nënshtruar procedurave për Covid 19 në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit dhe në Fshatin Olimpik”, thuhet në një njoftim të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kryeziu e siguri pjesëmarrjen në Pekini 2022 pas garës kualifikuese në Itali në fillim të janarit, duke u bërë gruaja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Dimërore.
Ajo do të garojë në sllallom të madh në garën me ski në Pekin.
Albin Tahiri, i cili bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut, në Pekin 2022 do të garojë në katër disiplina të garës me ski.
32-vjeçari do të garojë nën flamurin e Kosovës në katër disiplina të garës me ski: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom.
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare