Edon Zhegrova ka mbërritur në Itali dhe ndodhet në Torino për të përfunduar transferimin e tij te Juventusi, në një lëvizje të bujshme që e rikthen futbollistin kosovar në qendër të vëmendjes në skenën europiane.
Pas disa javësh spekulimesh dhe negociatash intensive, Juventusi dhe Lille kanë arritur marrëveshje për kalimin e anësorit 25-vjeçar në Serie A.
Edon Zhegrova e ka impresionuar Juventusin me paraqitjet e tij te Lille, ku sezonin e kaluar realizoi 10 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat, duke qenë ndër lojtarët më të rrezikshëm në Ligue 1 në krahun e djathtë të sulmit.
I njohur për teknikën, driblimin dhe kreativitetin e tij, Zhegrova shihet nga drejtuesit e Juventusit si një përforcim strategjik për stilin e ri të lojës që trajneri Thiago Motta po përpiqet të ndërtojë.
Sipas raporteve të fundit, ai ka arritur një marrëveshje personale me klubin italian për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë neto në sezon, plus bonuse./Telegrafi/
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin