Skandali i përfshirjes së Nicolo Zaniolos në baste vendosi në dyshim faktin nëse sulmuesi italian do të luante këtë fundjavë me Aston Villa-n apo jo.
Në një moment kur ende nuk është dhënë një penalizim zyrtar për Zaniolon, klubi i Premier League ka vendosur që ta ketë sulmuesin në ekip për ndeshjen e së shtunës kundër West Ham.
Në një deklaratë për mediet, Aston Villa bën me dije se Zaniolo është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe se është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës nga “The Hammers”.
“Aston Villa mund të konfirmojë se Nicolo Zaniolo po ndihmon Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe autoritetet përkatëse në hetimin e aktiviteteve të supozuara të paligjshme të basteve. Lojtari është takuar gjithashtu me drejtuesit e lartë të klubit. Zaniolo po stërvitet rregullisht me ekipin e parë dhe është në dispozicion për përzgjedhje përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër West Ham United. Asnjë koment tjetër nuk do të bëhet nga klubi gjatë këtij procesi në vazhdim”-njofton Aston Villa.
Nicolo Zaniolo ashtu si edhe Sandro Tonali, tashmë pjesë e klubeve të Premier League, janë në hetim nga autoritetet italiane për baste sportive të vendosura në kohën kur të dy lojtarët luanin në Serie A, ndërsa ende nuk është marrë një vendim për penalizimet që do t’u vendosen si ish-sulmuesit të Romës ashtu edhe ish-mesfushorit të Milanit./ss
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...