Sporti i boksit është kthyer në një sport tragjik, pas ngjarjeve të fundit, ku kanë humbur jetën dy sportistë.
Ditë më parë, ishte rusi Maxim Dadashev ai i cili humbi jetën pas një dueli të ashpër, i cili përfundoi tragjikisht.
Së fundmi, është edhe argjentinasi Hugo Santillan ai që ka humbur jetën, duke kontestuar titullin e kampionit.
Santillan ishte vetëm 23 vjeçar kur humbi jetën, pas dëmtimeve serioze të pësuara nga lufta për titullin e kampionit, përcjell lajmi.net.
Ai kollapsoi në ring në ndeshjen kundër Edoardo Javier Abreu.
Argjentinasi u dërgua menjëherë në spital, por nuk ia doli që të fitonte duelin me dëmtimet e pësuara.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...