Sonte në mbrëmje Shqipëria dhe Tirana mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian.
Në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të përplasin “brirët” në stadiumin “AIR Albania” për të marrë në shtëpi trofeun e Ligës së Konferencës.
“Panorama Sport” ka siguruar pamjet ekskluzivisht të festës së tifozëve të Feyenoordit që janë të inkuadruar në zonën e Galerisë së Arteve në Tiranë, në afërsi të Pedonales së kryeqytetit.
Së fundmi një qytetar shqiptar u ishte bashkuar fansave holandezë, por mesa duket nuk është ndier mirë nga pija e tepërt dhe është transportuar menjëherë në spital teksa merrej me barelë.
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...