Christian Mosquera do të transferohet te Arsenal.
Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, është arritur një marrëveshje verbale mes klubit londinez dhe Valencias për mbrojtësin 21-vjeçar.
Çmimi i transferimit është 15 milionë euro plus bonuse, ndërsa paketa totale nuk e kalon 20 milionë eurot.
Mosquera ka pranuar një kontratë afatgjatë, dhe mësohet se lojtari kishte vetëm një dëshirë: t’i bashkohej Arsenalit.
Vizitat mjekësore janë planifikuar për fundin e kësaj jave, nëse gjithçka ecën sipas planit.
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes për skuadrën e Mikel Artetës, me Mosqueran që konsiderohet një prej talenteve më premtues në mbrojtje në La Liga./Arbresh.info
🚨🔴⚪️ BREAKING: Christian Mosquera to Arsenal, here we go! Verbal agreement in place with formal steps to follow.
€15m fee plus add-ons, total package under €20m. Long term deal in place, Mosquera who only wanted Arsenal.
Medical ready later this week if all goes to plan. 🇪🇸 pic.twitter.com/O80qKKxHnt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2025
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...