Real Madridi ka konfirmuar se Jesus Vallejo do të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ardhshëm dhe do të prezantohet nga klubi të premten.
20-vjeçari është transferuar te Madridi nga Real Zaragoza për 5 milionë euro gjatë vitit 2015 dhe do të jetë si zëvendësues i Pepes, i cili iu bashkua kampionit turk, Besiktasit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai ishte huazuar menjëherë nga skuadra në Segunda për një edicion para se t’i bashkohej skuadrës në Bundesliga, Eintracht Frankfurt, për një sezon duke bërë 25 paraqitje.
Vallejo i bashkohet listës së futbollistëve spanjoll si Dani Carvajal, Alvaro Morata, Lucas Vazques dhe Marco Asensio që kanë arritur të jenë pjesë e skuadës kryesore./arbresh.info
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...