Manchester United konfirmoi se Kieran O’Hara ka nënshkruar marrëveshje të re për të vazhduar qëndrimin në klub pas shkëlqimit këtë sezon te skuadra rezervë.
Klubi kërkonte të nënshkruante me talentin e ri dhe të mbante atë në klub për një periudhë të gjatë pasi ai impresionoi Nicky Buttin dhe trajnerët e tjerë, të cilët presin shumë nga 21-vjeçari, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për faqen zyrtare të klubit, lojtari ka bërë të qartë se tani është i lumtur që ka vazhduar qëndrimin në Old Trafford:
“Qysh pasi iu bashkova United, gjithçka ka qenë ashtu siç kam pritur”
“Klubi iu jep çdo udhëzim që ju keni nevojë nga trajnerët me eksperiencë për tu përmirësuar në çdo ditë”
“Por, tani e di që puna e vështirë sapo ka filluar dhe që unë duhet të vazhdojë të dëgjojë dhe të jap gjithçka në stërvitje për ndeshjet që janë duke ardhur. E di që jam në vendin e duhur për të vazhduar zhvillimin si një lojtar i ri dhe jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratë të re”
Portierit Kieran O’Hara i është dhënë më shumë hapësirë sezonin e kaluar në Evropa Ligë./arbresh.info/
You could say this guy is a keeper… ?#MUFC are delighted to announce that @KieranOHara_ has signed a new contract with the club. Congrats, Kieran!
Full details: https://t.co/IsgJg5V5GK pic.twitter.com/x8p2z0Cv7I
— Manchester United (@ManUtd) December 20, 2017
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...