Liverpooli raportohet se ka rrëmbyer dy lojtar të rinj nga Sunderlandi këtë verë dhe kjo është konfirmuar nga njëri prej pronarëve të klubit – Stewart Donald.
Drejtori i “Maceve të Zeza” nuk zbulon emrat e dyshes që do të nisen për në Anfield, por ka thënë për Roker Report se kjo mund të ketë edhe bashkëpunime tjera në të ardhmen mes dy klubeve në lidhje me transferimet dhe huazimet, transmeton portali arbresh.info.
“Lojtarët tonë janë duke u kërkuar. Janë dy prej tyre që do të shkojnë në Liverpool”, ka zbuluar Donald.
“Ne jemi përpjekur për t’i mbajtur ata në skuadër. Ne iu jemi thënë prindërve të tyre se nëse ata dëshirojnë të shkojnë duhet të shkruajnë . Prindërit e tyre na kanë shkruar dhe na kanë thënë ‘Faleminderit Sunderland, ne dëshirojmë që djemtë tanë të shkojnë në Liverpool’”
Sunderland ka pësuar së fundmi një rënie të madhe për shkak se ata janë dëbuar nga Premierë Liga në sezonin 2016/17.
Ata kanë përfunduar në fund të tabelës edhe në këtë vit dhe janë dëbuar edhe nga Championshipi pas këtij sezoni.
Prandaj, shitja e lojtarëve më të talentuar të tyre ka kuptim./arbresh.info/
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 sh...
Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e Epopesë së...