Flamengo ka pranuar dështimin në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Mario Balotellin, i cili tani ka vendosur për kalim te Brescia.
Zyrtarët e Flamengos janë takuar me agjentin e Balotellit në Montecarlo pasditen e sotme (e enjte) me qëllimin për të bërë një përpjekje të fundit në mënyrë për të bindur sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, skuadra braziliane ka njoftuar në një deklaratë në uebfaqen e tyre zyrtare se ata i kanë dhënë fund negociatave me 29-vjeçarin.
Nota oficial – https://t.co/10xCRj02BX
— Flamengo (@Flamengo) August 15, 2019
Bazuar në AS, marrëveshja nuk është arritur për shkak se lojtari kërkonte të marrin si pjesë e marrëveshjes edhe vëllain e tij të ri të talentuar Enochon.
Reprezentuesi i Italisë pritet të ketë një pagë jo më të madhe se 2 milionë euro në Brescia./arbresh.info/
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...