Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit.
Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e parë dhe mbajti shiritin e kapitenit, duke dhënë sinjale të qarta për rolin kyç që pritet të ketë në skuadër.
Edhe pse Sunderland u mposht 1:0 nga ekipi spanjoll, trajneri Regis Le Bris u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë ku, sipas tij, u panë shumë gjëra pozitive.
“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha”, ka thënë Le Bris duke folur për Xhakën pas ndeshjes.
Trajneri shtoi se prania e mesfushorit shqiptar ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e lojës së ekipit. “Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij,” tha ai, duke shtuar se lojtarë të tillë janë të domosdoshëm në Ligën Premier.
Ndeshja e parë e Xhakës me Sunderlandin konfirmoi rolin e tij si shtyllë e mesfushës dhe lider në fushë, pavarësisht rezultatit final.
Le Bris gjithashtu konfirmoi se Xhaka pritet të jetë kapiteni i ri i skuadrës: “Xhaka me gjasë do të jetë kapiten, po.”
Tifozët e Sunderlandit tashmë kanë arsye për të qenë optimistë, duke parë ndikimin e menjëhershëm të Xhakës dhe pritshmëritë për sezonin e ri në rritje. /Telegrafi/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka