Klubi anglez, Liverpool ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë, Andreë Robertson, do të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni, raportojnë mediet britanike.
32-vjeçari ishte afër largimit nga “Anfield” në janar, por në fund refuzoi ofertën për t’u bashkuar me Tottenhamin.
Robertson u transferua te Liverpool nga Hull City në vitin 2017 dhe gjatë periudhës së tij ka fituar dy tituj të Premier League, një Ligë të Kampionëve dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.
Pas ardhjes së Milos Kerkez verën e kaluar, Robertson ka rënë në hierarkinë e skuadrës nën drejtimin e Arne Slot, duke startuar vetëm gjashtë nga 19 ndeshjet e Premier League këtë sezon.
Liverpool konfirmoi se mbrojtësi do të largohet kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, duke i dhënë fund një epoke të gjatë dhe të suksesshme në “The Reds”.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...