Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se mesfushori, Aaron Ramsey do të largohet nga klubi javën e ardhshme.
Ramsey ka kaluar dy vite e gjysmë me gjigandët italianë, duke luajtur vetëm 49 ndeshje dhe duke shënuar pesë gola.
Allegri ka zbuluar se Ramsey do të largohet nga skuadra torineze gjatë javës së fundit të afatit kalimtar të janarit.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Juventusit me Milanin, trajneri tha: “Aaron nuk është me ekipin pasi ai do të largohet nga klubi”.
Ramsey duket se do të kthehet në Angli me Newcastle, West Ham, Everton ose Crystal Palace, ku të gjitha këto skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij./Arbresh.info
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave