Prishtina të shtunën mbrëma ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Pas ndeshjes ka ndodhur një situatë e çuditshme, pasi Prishtina ka përfunduar në disiplinore shkak i një të dehuri, shkruan Arbresh.info.
Klubi kryeqytetas po ‘hetohet’ për lëshim në organizimin e ndeshjes dhe madje mund të dënohet, bëhet e ditur nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në arsyetimin e Komisionit për Prishtinën thuhet se pas përfundimit të ndeshjes kundër Ballkanit, të luajtur në “Fadil Vokrri” në fundjavë, “një person i paautorizuar (i afërm me kryesinë e klubit) në gjendje të dehur hyn në lokalet zyrtare dhe shan, ofendon dhe kërcënon personat zyrtarë të mysafirëve për çka bëhet tollovi mirëpo me intervenimin e policisë evitohet më e keqja”./Arbresh.info

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026