Miralem Pjanic e ka pranuar se ai nuk e di të ardhmen e vet, nëse do të qëndrojë apo të largohet nga Juventusi në verë, duke sugjeruar se kjo pyetje t’i shtrohet klubit e jo atij.
Pjanic i ka fituar tre tituj rresht në Serie A me Juventusin, që prej se iu bashkua atij nga Roma në vitin 2016, por besohet se bardhezinjtë do ta ndryshojnë skuadrën në verë pas një sezoni tjetër zhgënjyes në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Në një intervistë për Tuttosport, mesfushori boshnjak tha se është i lumtur që është pjesë e klubit nga Torino, por këmbënguli se nuk e di të ardhmen e vet.
“Ka shumë futbollistë të mirë dhe të fortë në Juventus. Unë jam i lumtur që jam këtu. Vit pas viti, unë jap më të mirën nga vetja dhe po rritëm”, tha Pjanic.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua. Duhet ta pyesni klubin, jo mua”, insistoi ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...