Derbi i Italisë, Inter-Juventus, nuk mbyllet “kurrë”! Por pas polemikave në rrjetet sociale, tashmë situata duket se është bërë më serioze.
Përveç tensioneve dhe shumë vendimeve të diskutueshme të arbitrit Orsato, u bashkuan edhe dy video të arbitrit të katërt Tagliavento, të cilat lënë vend për diskutim.
Tagliavento është kapur nga kamerat teksa fliste në kufje pas golit të 2 të Juventusit dhe në rrjetet sociale thuhet se arbitri thotë fjalët: “Ora vinciamo!”
Megjithatë, ky nuk ishte episodi i vetëm, pasi një tjetër video është publikuar, ku pas takimit Allegri shkëmben fjalë me Tagliavento-n në dhomat e zhveshjes. “Shkoi mire sot eh? U tregua i zoti sot (për arbitrin kryesor” dhe Tagliavento i kthehet duke i thënë “notë kaluese për të”.
Pas këtyre dy videove ka reaguar edhe kreu i Prokurorisë së FIGC-së, Giuseppe Pecoraro, i cili sipas “Ansa”-s do të kërkojë që të gjitha rastet e dyshimta në këtë ndeshje të rishikohen nga një numër më i madh specialistësh. Por gjithashtu, Pecoraro ka kërkuar edhe dy videot të jenë me cilësi më të mirë.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...