Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala mund të largohet nga Torino verën e ardhshme.
Futbollisti argjentinas ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar 12 gola brenda 8 paraqitjeve duke të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ai, transmeton portali arbresh.info.
Dhe derisa nuk vazhdon të jetë sekret që Dybala është një shënjestër kryesore e Barcelonës, Real Madridi duket se ka nisur gjithashtu garën për shërbimet e tij.
‘Los Blancos’ raportohet se mund të transferojnë atë verën e ardhshme dhe ata mund të ofrojnë rreth 150 milionë euro për sulmuesin e Argjentinës.
Kjo është një ofertë që Juventusi besohet se do ta konsiderojë, veçanërisht nëse lojtari shpreh dëshirë për largim.
Kjo do të thotë që ne mund të shohim një luftë ndërmjet rivalëve në ‘El Clasico’ për 23-vjeçarin./arbresh.info/
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...