Të shtunën e 23 dhjetorit do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur në La Liga, ndërmjet Real Madrid dhe Barcelonës.
Tashmë kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në zhvillimin e El Clasicos, të cilën me pa durim janë duke e pritur tifozë të shumtë në mbarë botën.
Futbollistët spanjoll Marco Asensio dhe Andres Iniesta, kanë promovuar derbin spanjoll në një reklamë promovuese për videolojën Jumanji.
Të dy lojtarët gjenden në xhungël dhe papritmas iu shfaqen atyre figurat e njohura të publikut botëror si Dëanye Johnson (Rock), Jack Black dhe Kevin Hart.
Ndryshe, ndeshja më e madhe e kampionatit spanjoll do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu të shtunën në ora 13:00. /arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin