Google ADS

Dy super ndeshje sonte në basketbollin kosovar, vëmendja në Pejë

09:21 | 26 Shkurt 2025
D.H

Java e 21-të e basketbollit vazhdon sonte me dy ndeshje mjaft interesante, ku vëmendja kryesore është në Pejë ku ballafaqohen rivalët e vjetër.

Pejanët e presin Bashkimin në palestrën “Karagaçi”, ku pritet një super ndeshje, shkruan Arbresh.info.

Peja është e pesta në Superligë me 30 pikë nga 20 ndeshje. Bashkimi është i dyti me 34 pikë, sa i ka edhe Trepça në vendin e parë.

Të dy skuadrat humbjet e fundit i pësuan nga Trepça, pejanët u mposhtën në Superligë nga mitrovicasit kurse Bashkimi u mposht në finale të kupës.

Në sfidën tjetër përballen Golden Eagle Ylli me Proton Cable Prizrenin.

Ylli ndodhet në pozitën e gjashtë me 28 pikë, teksa Prizreni ka tre pikë më pak dhe ndodhet në pozitën e fundit.

Të dy këto sfida fillojnë nga ora 19:00./Arbresh.info