Të dy klubet e mëdha, Manchester City dhe Manchester United janë refuzuar muajin e kaluar nga Arturo Vidal.
Mesfushori kilian është në prag të kalimit nga Bayern Munichu te Barcelona për një marrëveshje tri vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, tani është mësuar që të dy gjigantët Manchester kishin shans të nënshkruanin me të, megjithëse kishin frikë rreth aftësisë së tij për të mbajtur stilin agresiv të lojës.
Pep Guadiola ka qenë në kërkim të një mesfushori qendror këtë verë, ndërkohë që United është konsideruar se do të ndaj rrugët me Paul Pogban.
Barcelona ka njoftuar mbrëmjen e kaluar se ka arritur një marrëveshje me kampionin e Gjermanisë, Bayern Munichun, rreth transferimit të Vidalit.
31-vjeçari pritet t’i nënshtrohet së shpejti testit mjekësor./arbresh.info/
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...