Southamptoni dhe Real Betisi tashmë kanë nisur betejën për të siguruar nënshkrimin me sulmuesi shqiptar të Stoke City, Xherdan Shaqirin.
Ylli i Zvicrës duket se do të largohet këtë verë nga klubi në Bet365, veçanërisht nëse “Potters” dështojnë për t’iu shmangur zonës së dëbimit, dhe Southamptoni dëshiron t’i ofroj një rrugë për largim, transmeton portali arbresh.info.
Ish anësori i Baselit, Bayern Munichut dhe Interit është parë si një goditje e pa pritshme kur kaloi te skuadra e Mark Hughes në Stoke City gjatë vitit 2015, ndërkohë që vlerësohet si njëri nga performuesit më të mirë të Stoke Cityt.
Tani, Hughes dëshiron të ribashkohet me lojtarin që dikur quhej si “Messi i Alpeve”, megjithëse thuhet se Shaqiri mund të mendoj për sfida të reja jashtë Anglisë pavarësisht ndikimit të Hughes.
Edhe pse u konsiderua si një superyll i së ardhmes, Shaqiri nuk ka arritur të tregoj potencialin e tij të plotë dhe mund të tentoj për t’i treguar veçoritë e tij në Spanjë./arbresh.info/
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?