Gjilani nesër zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese në UEFA Conference League kundër Progres.
Në prag të duelit kthyes konferencë për media kanë mbajtur trajneri Klodian Duro dhe futbollisti Arbnor Ramadani.
“Luajmë sërish përballë një kundërshtari të rrespektuar për të cilin flet vet historia në garat evropiane. Sigurisht kemi për të bërë akoma pasi vetëm gjysma e punës është kryer. Është një kundërshtar që kërkon respekt, por nuk kemi frikë. Kemi disa futbollistë të cilët nuk do jenë të gatshëm për këtë sfidë, por ne do të hyjmë të bindur dhe të përqendruar. Kemi planin tonë dhe duke qenë të koncentruar nga ajo që kërkojmë, besoj se duke dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë, do të kemi paraqitje dinjitoze. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve, pasi që këto sfida duhet kaluar të gjithë së bashku dhe nesër presim tifozët tanë në shkallët e stadiumit”.
Nga ana tjetër Ramadani ka kërkuar përkrahjen e tifozëve.
“Shpresojmë ta kemi përkrahjen e të gjithëve, sidomos “Skifterave”. Do të jetë ndeshje e vështirë. Besoj se do të hyjmë në fushë duke dhënë maksimumin”.
Kujtojmë që SC Gjilani në ndeshjen e parë barazoi me rezultatin 2-2 me golat e mesfushorit Arbnor Ramadani./Arbresh.info/
Man Utd synon ta përforcojë fazën e sulmit me transferimin e...
Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjar...
Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...