Dukagjini dhe Gjilani kanë ndarë në takimin e xhiros së 20-të në kuadër të Superligës së Kosovës.
Në një ndeshje të zhvilluar në një fushë tejet të vështirë për shkak të kushteve atmosferike, të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Senad Jarovicit në minutën e 60-të, shkruan Arbresh.info.
Kurse të gjithë prisnin që Gjilani t’i rrëmbente tre pikët, në skenë u shfaq Vitor Hugo i cili barazoi rezultatin në frymën e fundit.
Me këtë barazim, Dukagjini është i pesti me 29 pikë, kurse Gjilani është një pozitë më poshtë me 26 sosh.
Ndeshjen e radhës, Dukagjini e luan me Malishevën kurse Gjilani përballet me Prishtinën./Arbresh.info
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...