Dukagjini dhe Suhareka kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dy golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht shënoi Mevlan Zeka për mysafirët në minutën e 11-të.
Por epërsia e tyre nuk zgjati shumë pasi vetëm pas nëntë minutash, Faton Neziri barazoi për Dukagjinin.
Tre minuta para fundit të takimit, Jatta i vendasve gjuajti fuqishëm drejt portës por goditje e tij shkoi në shtyll.
Raste tjera nuk pati dhe skuadrat ndanë pikët. Dukagjini pas 29 ndeshjeve ka 36 pikë dhe është i shtati kurse Suhareka është e nënta me 33 sosh./Arbresh.info
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pens...
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje