Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino pranon se dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 në Katar e ka lënë atë me lot në sy.
Kampionët e Evropës kanë humbur kualifikimin në Kupën e Botës për të dytin vit radhazi, pasi kanë dështuar gjithashtu në përpjekjen e tyre për të arritur në spektaklin e vitit 2018.
Skuadra e Roberto Mancinit pësoi një humbje shokuese në gjysmëfinalen e playoff-it kundër Maqedonisë së Veriut javën e kaluar, duke i dhënë fund shpresave të tyre për të përsëritur suksesin e tyre në Euro 2020.
Dhe pasi pa Italinë duke u rrëzuar nga kompeticioni më i madh i futbollit, Infantino thotë se mbeti i shkatërruar.
“Unë me të vërtetë doja të qaja”, tha 52-vjeçari për Rai Sport.
“Për të gjithë italianët është e trishtueshme, është Botërori i dytë radhazi ku Azzurri nuk merr pjesë. Dhe nëse ata kualifikohen për Botërorin e ardhshëm do të jenë 12 vite mungesë”, u shpreh i pari i FIFA-s./Gazeta Express/
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...